Në Elbasan u shënua një ngjarje e rëndë ditën e djeshme. 34-vjeçarja Etleva Çulhaj ndërroi jetë disa orë pas abortit. E reja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste të tretin.
Ajo ishte paraqitur mesditën e djeshme në maternitet ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi. Por jo gjithçka ka shkuar mirë.
Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzani të dëmtuar, pasi fëmija ka qenë i pajetë në barkun e saj, e ndaj kanë vendosur edhe që të kryehej procedura e abortit.
E rëndë! Kjo është 34-vjeçarja në Elbasan që vdiq pas abortit
Po ashtu, sipas mjekëve, pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.