-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta masive në Francë kundër planit për pensione të Macronit

Kryesoret

Në Francë më 31 janar u mbajtën protesta në tentim për t’i bërë presion presidentit Emmanuel Macron, që të heqë dorë nga plani për reformën e pensioneve, me qindra mijëra persona që protestuan dhe grevat që penguan transportin dhe mbajtjen e mësimit.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy javë që në Francë është mbajtur një protestë masive që sfidon planin e Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç. Ky plan është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Sipas burimeve të AFP-së brenda policisë franceze, 1.2 milion persona protestuan në mbarë Francën.

Në protestën e 19 janarit kishin protestuar 1.1 milion persona. Njëri nga organizatorët e protestave, Philippe Martinez, tha për mediat se në mbarë Francën janë mbajtur 250 marshe.

Pavarësisht protestave, Macron nuk ka shfaqur ndonjë shenjë se do të tërhiqet nga plani i tij, teksa më 30 janar tha se kjo reformë ishte “esenciale”.

Për ruajtjen e qetësisë gjatë protestave u mobilizuan 11.000 policë dhe vetëm në Paris ishin 4.000 zyrtarë të rendit.

Për shkak të protestave dhe grevave të martën shumë banorë të Francës kanë punuar nga shtëpitë dhe fëmijët nuk kanë shkuar në shkollë, pasi punëtorët e sektorit të transportit dhe ata të edukimit kanë hyrë në grevë.

“Kjo është më shumë sesa vetëm për pensionin, kjo ka të bëjë me atë se çfarë shoqërie duam ne”, tha Martine Beugnet, profesor universitar.

Po ashtu, shërbimi i trenave dhe i metrove ishin të kufizuara për udhëtarët.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit