E dashura e re e Gerard Pique, Clara Chia Marti është dërguar me urgjencë në spital në Barcelonë pas një sulmi të rëndë ankthi.
Lajmin e ka bërë të ditur “El Periodico”, e cila ka zbuluar se 23-vjeçarja nuk mundi ta përballojë më presionin e shtypit dhe fansave në rrjetet sociale.
Presion i cili ka ardhur pas sulmeve të shumta të nga fansave pas publikimit të këngës së re të Shakirës.
Përmes një postimi në instagram Clara Chia dhe Pique zyrtarizuan lidhjen e tyre.
“E ndalojnë në rrugë, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin dhe pasi është një vajzë mjaft e turpshme”, theksoi një javë më parë gazetarja Lorena Vazquez, nga “Mamarazzis”.
Clara Chía takoi Gerard Pique në nëntor 2021, ajo nuk e imagjinonte se emri i saj do të ishte në të gjitha kopertinat dhe aq shumë minuta televizive do t’i kushtoheshin asaj në Spanjë dhe Amerikën Latine.