Eurovision 2023 pritet të mbahet në Liverpool, ndërsa do të ketë sloganin “United by Music”, me një vepër artistike që tregon zemrat që rrahin së bashku.
BBC theksoi se kjo “pasqyron vetë origjinën e konkursit”, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment transmetimi për të bashkuar Evropën.
Ngjarja e sivjetme do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, sepse është e rrezikshme ta organizosh atë në Ukrainë për shkak të luftës, marrë parasysh që grupi i tyre ‘Kalush’ u shpallën fitues në 2022.
Një ceremoni zyrtare, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George’s në Liverpool në orën 19:00 të martën në BBC Two.
Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.