Komisioni i Disiplinës ka pezulluar trajnerin e Bylis, Naci Sensoy me dy ndeshje për shkak të protestave kundër arbitrit, pasi në fitoren me Kastriotin mori karton të kuq. Kukësi dënohen me 50 mijë lekë gjobë për hedhjen e sendeve të forta të tifozëve në fushë.
- Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
- FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.