Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ende nuk ka arritur të kryeje një fillim të mirë me klubin e tij të ri në Arabinë Saudite.
Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr, ai nuk pati rol përcaktues ku më pas skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës.
Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.
Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet.
Në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit dyshohet se vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.
“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.
Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.