-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria hap dyert për qytetarët e Ballkanit

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartën e ID. Çuçi komunikoi këtë vendim që hyri në fuqi, gjatë konferencës së Këshillit të Ministrave.

Janë marrë dy vendime, për rritjen e sigurisë në rajon dhe krijimin e lehtësirave të lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Me hyrjen në fuqi të vendimit, të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit.

Kjo është në frymën e nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Sa i përket sigurisë, ka të bëjë me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut të task forcave.

Kjo na sjell akoma më afër me fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut, vetëm vitin që kaloi kemi pasur 20 të tilla, me Maqedoninë e Veriut krijojmë informacione ligjore për bashkëpunime të kësaj natyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit