Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në fshatin Studençan të Suharekës këtë të mërkurë. Viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë është sjell një person pa shenja jete”, ka thënë ai.
“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, ka përfunduar ai.