-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Të kërkosh Asociacion pa njohur Kosovën, njësoj si të kërkosh kafe pa filxhan

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për televizionin publik, TRT në gjuhën angleze duke treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë.

Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë servimit të kafes pa filxhan.

Dhe sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.

“E kam thënë më herë këtë të kërkosh Asociacion pa e njohur pavarësinë e Kosovës është sikur të kërkosh kafe pa filxhan. Nuk muj të sjelli kafe pa filxhan”, theksoi Kurti.

Ai më tej shtoi se nuk duhet harruar përvojën e hidhur nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Dhe mos ta harrojmë përvojën e hidhur nga Bosnjë dhe Hercegovinë, 14 komuna me shumicë serbe u bënë bashkë në 8 prill 1991, në janar të 1992 shpallen pavarësinë, ne shkurt të atij viti bën kushtetutën e tyre dhe pastaj e patëm luftën dhe në fund Republikën Srpska”.

Kurti theksoi se qëndrimet e tij kundër themelimit të Asociacionit nuk janë arbitrare dhe personale, por janë të bazuara në vullnetin popullit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ë shtetit të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit