-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është bosi në Bllok që pastruesja i mori lekët me çantë?

Kryesoret

Një tjetër pastruese u arrestua sot në Tiranë. Ajo u denoncua nga pronari se i kishte vjedhur shuma të konsiderueshme në euro, dollarë dhe lekë. Pastruesja e vendosur në prangat e policisë për grabitjen është Elida Kodra.

Çanta plot! Arrestohet pastruesja e dytë në Tiranë

Konkretisht 60-vjeçarja grabiti në shtëpinë e shtetasit me iniciale Z. E. (policia nuk e publikon emrin e tij) në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e Bllokut.

Ajo mori një shumë prej 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. Por policia ka arritur të sekuestrojë në çantën e saj vetëm 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj nga paratë e vjedhura në total.

Kjo është pastruesja e dytë që zhvati pronarin në Tiranë

Arrestimi i saj vjen pasi një tjetër pastruese, Rozeta Dobi, u vendos në pranga më 7 janar për grabitjen një shume prej rreth 520 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit