Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 19-të. Wolfsburg humbi 2-4 me Bayern Munich, me bavarezët që marrin sërish kreun e klasifikimit. Ndeshja nisi me intensitet të lartë për Bayern Munich, teksa u shënuan tre gola në 19 minutat e para. Coman me dopietë në minutat 9 dhe 14 i dha qetësi bavarezëve, teksa Muller shënoi golin e tretë.
Kaminski në minutën 44 shënoi për Wolfsburg, me pjesën e parë që u mbyll 1-3. Pjesa e dytë nisi me karton të kuq për Bayern, me Kimmich që la të tijtë me një lojtar më pak. Musiala në minutën e 73 shënoi golin e katërt për Bayern Munich, teksa Svanberg dërgoi shifrat në 2-4.
Bayern Munich ia del kështu të fitojë pas tre barazimesh, duke marrë kreun e Bundesligës me 40 pikë, një më shumë se Union Berlin. Wolfsburg me 29 pikë qëndron në vendin e shtatë.