Kushtet atmosferike sot janë në favor të bregdetit pas anulimit të lundrimeve të trageteve në portin e Durrësit të cilat u pezulluan deri më tani për shkak të motit të keq.
Ndërkohë me rënien e forcës së erës dhe dallgëzimit pritet të fillojë lundrimi normal sërish.
Mësohet se trageti GMV niset sonte në orën 23:00, ndërsa nga Bari fillon lundrimi drejt Durrësit nga 3 tragete që ishin të bllokuar atje pas përkeqësimit të motit.