Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari me iniciale K. Ç. është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge dhe ka qenë më parë i arrestuar në Gjermani, ndërsa këtë herë do ekstradohet drejt Italisë.
I arrestuari tjetër është 59-vjeçari i identifikuar si Sali Alushi i cili është shpallur në kërkim nga gjykata e Elbasanit për shkak se në vitin 2011 është kapur duke shitur heroinë, ndërsa në vitin 2014 është dënuar me 7 vite burg.
Arrestohet në Rinas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh.