Banorja e dytë që la mbrëmë shtëpinë e Big Brother pas nominimit ët papritur të Dea Michel ishte Efi.
Ajo u eliminua nga loja pasi u nominua bashkë me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon nga Dea e cila pasi fitoi lojën e inteligjencës mori në dhuratë tillë.
Dea edhe pse ka fituar një betejë, ajo ka humbur një luftë edhe më të madhe sesa me Luizin, suportin nga publiku.
Dea ka humbur pas daljes së Efit 2 mijë ndjekës në kohë rekord në rrjetin e saj social Instragram.
Më pas, për të mos humbur ‘punën’ e saj në Instagram, menaxhuesit e faqes së saj, ngritën sërish numrin e ndjeksëve në kohë rekord.
Sidoqoftë, vlen për t’u theksuar se Dea në këtë moment është më pak e pëlqyera nga publiku.
Eliminimi i Efit shkaktoi tensione brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku Luiz Ejlli u përplas me Dea Michel.