Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Sinjali ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara. Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar.
Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara” ka njoftuar Gara.