-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia harron konfliktet! Greqia ndihmon Turqinë, Izraeli çon trupa në Siri

Kryesoret

Tragjedia që shkaktoi tërmeti në Turqia ka sheshuar të paktën për momentin edhe raportet e tensionuara mes shteteve. Greqia do të dërgojë një ekip prej 21 zjarrfikësve me dy qen shpëtimi dhe një automjet special të shpëtimit. Ekipi do të shoqërohet nga një Inxhinier-Oficer i Zjarrfikësve me ekspertizë për të kërkuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.

Gjithashtu Izraeli do të dërgojë ndihmë në Siri, duke shënuar herën e parë që ka dërguar ndonjëherë trupa për të vepruar publikisht dhe zyrtarisht. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se një kërkesë ishte bërë nga regjimi i Asadit. Ai shtoi se ndihma izraelite do të dërgohet edhe në Turqi.

Zyrtarët sirianë kanë raportuar se qindra janë vrarë në vendin e shkatërruar nga lufta civile, si në zonat nën kontrollin e Damaskut ashtu edhe në veriperëndimin e kontrolluar nga opozita. Izraeli dhe Siria kanë qenë në gjendje lufte për dekada, me periudha armëpushimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit