Një 35-vjeçar është zbuluar dhe proceduar në gjendje të lirë, pasi nga kontrollet në doganën e Muriqanit iu gjetën dhe sekuestruan 48 100 euro, që nuk i deklaroi në kufi dhe po tentonte t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.
Eurot ishin fshehur, sipas policisë në një çantë dhe u gjetën gjatë kontrollit të detajuar në autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues Rando Aliun.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për Aliun banues në Shijak, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.