Ashensori ku ndodhi aksidenti mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së Re në një pallat në Tiranë ishte i paregjistruar. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut deklaron se ashensori pësoi defekt. Burrë e grua, që ishin brenda ashensorit që u këput dhe ra nga kati i pesë u dërguan në spital me plagë të lehta. Shkak ishte se mbingarkesa.
Prag tragjedie! Zbulohet shkaku përse u këput ashensori në Tiranë
NJOFTIMI I PLOTE
a) Ashensori ka pësuar difekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale. Ky incident nuk shkaktoi pasoja të rënda në shëndetin e personave.
b) Ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.
c) Në momentin e inspektimit të menjëhershëm nga ISHMT, ashensori i lartpërmendur ishte rivendosur në punë nga personat përgjegjës.
d) Në këto kushte nga ana e inspektorëve u morën masat urgjente e heqjes nga funksionimi i ashensorit deri në mënjanimin e gjithë të metave teknike të konstatuara, duke përfshirë për këtë edhe një Organ të Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit.