Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës.
Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik.
Ndërkohë që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë të cilën ky i fundit nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin rënë dakord që pas lindjes së foshnjës do të kryhej edhe pagesa prej 5 mijë eurosh. Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.
Dy ditë më vonë, Embrah Nuredini, ka kontaktuar sërish me të infiltruarin e “ Fiks Fare”. Këtë herë duke i kërkuar një takimin urgjent. Takim i cili është kryer në afërsi të Urës Dajlanit, ku dy bashkëshortët Nurdini jetonin me 5 fëmijët e tyre.
Embrah iu drejtua të infiltruarit të Fiksit se gruan do ta dërgonte në Rrapishtë të Elbasanit. Atje i kishte rekomanduar një i njohur i tij që është një grua e vjetër, që i bën gratë të lindin para kohe, saktësisht në muajin e shtatë.
Gazetarët kanë insistuar në një lindje normale të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj. Gazetarë janë shprehur se “nëse fëmija nuk lindë nëntë muajsh ata do të tërhiqen për blerjen e fëmijës”.
Kjo ka bërë që babai i fëmijës të tërhiqej për momentin. Duke kërkuar gjysmën e shumës së parave që ai kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës. Ndërsa pjesën tjetër pas lindjes së fëmijës.
Disa orë pas transmetimit të investigimit ka reaguar Policia e Durrësit. Duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve çiftin Nuredini. Babai Embrah Nuredinit është arrestuar në flagrancë, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.