-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Aktivisti” i PS-së/ PD: Në listën e abonentëve, qindra prokurorë dhe gjyqtarë

Kryesoret

Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot se në listën e abonentëve të aplikacionit “Aktivisti” të PS-së janë qindra prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët sipas selisë blu bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.

“Raportimet mediatike e përshkruajnë aplikacionin Aktivisti si një mjet terrori psikologjik kundër administratës.

Nëpunësit publikë, nëse nuk u bëjnë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave kërcënohen me largim nga puna, dhe nëse janë aktivë shpërblehen me pikë, që shërbejnë si bonus për promocione dhe deri në shpërblime financiare “cash”, sipas raportimeve të besueshme.

Partia Demokratike është kundër çdo detyrimi dhe përdorimi të administratës publike për punë partie. Sidomos kur këto punë kanë të bëjnë jo me shtetin por me pushtetin, dhe me kultin e individit të kryeministrit dhe ministrave.

Thënë këtë ne i ndajmë nëpunësit publikë nga patronazhistët dhe jemi në krah të parëve dhe kundër banalitetit dhe shpërdorimit të të dytëve.

Ne e dimë se nëpunësit publikë janë të kërcënuar dhe të trysnuar dhe, le të gjejnë te Partia Demokratike, jo vetëm një forum publik ku mund të denoncojnë abuzimet, por edhe premtimin e saj se në të ardhmen, administrata nuk do dhe nuk mund të përdoret si kafshë barre e propagandës partiake.

Megjithatë, e reja dhe as shkelja në këtë aplikacion të kontrollit, censurës dhe abuzimit nuk janë punonjësit e administratës, por prokurorët dhe gjyqtarët e asaj që publikut i thuhet se është drejtësia e re.

Qindra prej tyre gjenden në listën e abonentëve të këtij aplikacioni. Qindra prej tyre në shkelje të detyrës, statusit dhe ligjit bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund” thotë PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit