-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS: “Aktivistin” e morëm nga Obama! Atë që nxori listën do të çojmë para drejtësisë

Kryesoret

Sekretari Digjital i PS-së Etjen Xhafaj deklaroi sot se shumica socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen e listës që ka dalë në media dhe që pretendohet se është e aplikacionit “Aktivisti” që përdoret nga kjo forcë politike. Ai tha se asnjë punonjës nuk kërcënohet me vendin e punës pavarësisht aktivitetit në aplikacion.

Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi.

Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar” tha ai.

Xhafaj tha më tej idenë e kishin marrë nga SHBA. “Kemi sistem gare për të vlerësuar aktivistët më të mirë brenda aplikacionit. Këtë nuk e kemi shpikur ne, por e kemi marrë nga Barack Obama, ku mbështetësit kishin iniciativa dhe merrnin mbështetje nga komuniteti i gjerë. Aplikacion si ky ka kudo në botë dhe ka synim komunikimin dhe jo manipulimin” tha ai.

Del lista e aktivistëve të Ramës, në “kontroll” prokurorë, gjyqtarë e policë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit