-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

87 orë nën rrënoja! Ikardi ka një premtim special për djaloshin turk (FOTO)

Kryesoret

Një tjetër histori prekëse vjen nga Turqia. Së fundmi xhiron e rrjetit e ka bërë një djalosh turk, i cili qëndroi 87 orë nën rrënoja pas tërmetit tragjik. Ai quhet Kadir dhe është tifoz i Gallatasarait, teksa ka idhull, sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ℝ ℂℝ (@mauroicardi)

I riu i rrëfeu mjekut që po e kontrollonte pas shtrimit në spital se donte një fanellë me autograf të sulmuesit argjentinas, duke pozuar nga spitali me mënyrën e festimit të Ikardit. Nuk ka vonuar dhe reagimi i sulmuesit, që i ka premtuar fanellën dhe një përqafim të fortë.

“Kadir i vogël, shpresoj të të shoh së shpejti që të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort”, ka shkruar Ikardi në “Instagram” teksa ka postuar historinë prekëse të Kadirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit