Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa thotë se në datë 3 mars do të zgjidhet përfundimisht çështja e vulës së PD-së. Sot gjykata e Apelit njoftoi sot datën e gjyqit, ku do të vendoset nëse do të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë që njeh Sali Berishën kryetar apo do të rrëzohet.
“Më në fund!!!!!Pasi kemi depozituar për të disatën herë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të ankimit të PD-së, më në fund Gjykata e Apelit e Juriksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimit në datën 03.03.2023 në oren 11.00.
Ky është një hap shumë i rëndesishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së. PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa” shkruan ai.