Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK. Në orën 09:00 numri dy i PS-së ngjiti shkallët e prokurorisë së posaçme.
Çështja për të cilën është thirrur ende nuk dihet zyrtarisht dhe se në çfarë cilësie po i jep deklarimet.
Por nuk përjashtohet që të jetë thirrur për çështjen e abuzimeve gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.