-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Në janar kishte ulje të lehtë të çmimeve

Kryesoret

Frenimi i rritjes së çmimeve ishte më i vogël në fillim të këtij viti. INSTAT raporton se niveli i inflacioni zbriti në 7.2% për muajin janar, nga 7.4% që ishte shifra e fundit e dhjetorit.

Me gjithë stabilizimin e çmimeve të karburanteve dhe të energjisë elektrike, vala e shtrenjtimeve po zgjerohet në kategori të tjera si veshjet, mobilimi, baret, restorantet, hotelet, argëtimi dhe shërbimet e tjera.

Inflacioni mbetet i lartë sidomos tek ushqimet, 13.3% më të shtrenjta se janari i kaluar. Ndikimi më i madh në këtë grup vjen nga artikujt e importit për produkte të ambalazhuara, por edhe te shtrenjtimi i mishit, qumështit dhe bulmetit.

Në janar ushqimet regjistruan rritjen më të fortë mujore të çmimeve, që prej marsit të kaluar, duke paralajmëruar se inflacioni do të mbetet i lartë në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit