-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministrja serbe, Bërnabiç kushtëzon Kosovën: Pa Asociacionin nuk ka bisedime

Kryesoret

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.

Ajo tha se Asociacioni nuk duhet të jetë “siç e mendojnë disa” si organizatë joqeveritare.

Duke përmendur barrikadat në veri të vendit, për të cilat dyshohet se u ngritën nga njerëz me të kaluar kriminale dhe të armatosur, Bërnabiç tha se ishte periudha më e vështirë që u kalua falë presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Pasi iu rikthye Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Bërnabiç u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.

“Atje nuk ka asnjë interes apo dëshirë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, por për mua kjo tregon se nuk ka dëshirë të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar pra ky është kushti i të gjitha kushteve për bisedime të mëtejshme, një Asociacion i komunave serbe dhe jo siç e imagjinoj si ndonjë organizatë joqeveritare, qoftë nga Serbia nga territori i Kosovës apo nga edhe jashtë, dhe jo si e imagjinon ndonjë politikan, por një Asociacion i komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ekipet menaxhuese, përgjegjësitë që janë të përcaktuara qartë dhe saktë. Kështu që Asociacioni i komunave serbe është dhe duhet të jetë kusht i të gjitha kushteve për të gjitha diskutimet e mëtejshme dhe për çdo dialog të mëtejshëm, sepse në prill do të bëhen 10 vjet që kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit si marrëveshja e parë e normalizimit”, deklaroi Bërnabiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit