Nuk ka vonuar shumë dhe ka ndodhur ajo që pritej. Luizi ka debatuar ashpër me Bledi Manen që u fut prej së martës brenda shtëpisë së “Big Brother”. Luizi i ka vendosur kufirin Bledit.
“Nga jashtë është gjë tjetër, kur je brenda është gjë tjetër. Për sa kohë ka imunitet me mua ka vetëm një mirëmëngjes dhe natën e mirë. Nga ky moment dhe mbrapa. Ti shijoje dy javë në këtë shtëpi. Merre si të duash. Unë po ta them haptazi” i tha këngëtari.
Gazetari Bledi Mane ishte më i qetë. “E ke shumë personale. Me këtë mënyrë që komunikon, kjo lloj e folure duhet të ishte për Oltën që është kundërshtare e fortë. Ti mua akoma nuk më ke testuar. Unë dua kohë t’ju njoh të gjithëve. Unë do ju studioj” i tha ai.