Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook thotë se Rama nuk është më kryeministër i shqiptarëve. Në mesazhin e tij pak orë para protestës, Meta thotë se Rama është subjekt i merituar për drejtësinë.
“Edi Rama nuk është më Kryeministër i shqiptarëve, por një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare ndaj qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta.
Kujtojmë që nesër (11 shkurt) opozita ka thirrur një protestë kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.