Një ditë para protestës, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.
Kryemadhi ka publikuar një video në Facebook, teksa thekson se nëpërmjet pamjeve tregohet qartë edhe mashtrimet që janë bërë, pasi sipas saj, pagesat kryhen, por shërbimet nuk merren.
“Shikojeni se si mashtruesi më i madh që ka parë Tirana, paguan inceneratorin pa marrë shërbimet e faturuara. Video është e ditës së sotme.
ZERO përpunim mbetjesh!
ZERO standarde.
ZERO kujdes për shëndetin e banorëve të Tiranës.
Inceneratori i Tiranës është shembulli i pastër se si Erioni vjedh hapur me arrogancë çdo ditë. E me ato para ju tall me propagandën boshe me regji të komanduar.
Kjo qeveri nuk meriton asnjë sekondë më shumë!
I bëj thirrje SPAK-ut të veprojë sa më parë dhe se çdo vonesë është vjedhje ndaj çdo shqiptari” shkruan deputetja.