Mëngjesin e sotëm Lushnja është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Lame 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri 81 vjeçe kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Pasi u njoftuan për ngjarjen, fëmijë e të afërm të çiftit të moshuar mbërritën në banesë.
“Mamanë e kishim të fortë. Folëm pardje në drekë, na tha mos keni merak. Babanë e kishim të sëmurë, kishte një vit e ca. Ata ngroheshin me gaz,” tha ajo.
Qelibare dhe Islam Kalliri pak kohë më parë kishin shitur sobën me dru pasi nuk përballonin dot çmimin e lartë të lëndës drusore dhe e kishin zëvendësuar me një ngrohëse me gaz.
Dalin emrat dhe shkaku/ Këta janë burrë e grua që vdiqën në Lushnje