-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet Luizi: Pse sonte duhet të dalin Dea, Tea dhe Olta?

Kryesoret

Prime-in e të martës, Kiara Tito u vendos para Kutisë së Pandorës, duke iu dhënë mundësia për të nominuar 3 banorë. Kjo mundësi, nëse do ta quajmë kështu i erdhi në dorë vetëm një prime pasi Efi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother Vip”, pasi Deas iu dha në dorë fuqia të nxirrte edhe ajo në nominim tre persona pasi fitoi sfidën e “inteligjencës”.

Dihet tashmë që ajo nominoi Kiarën, Luizin dhe Efin, ku përballë një romance që po zhvillohet në shtëpi ishte Efi ajo që “e pësoi”. Mirëpo bota është portokalle dhe nuk vonoi shumë edhe Kiara ia ktheu në të njëjtën monedhë.

“Dea duhet të dalë sepse ka shfrytëzuar Amosin dhe nuk ka qenë e sinqertë,”-u shpreh Luizi. Këngëtari u ndal edhe tek “armikja” e tij brenda shtëpisë duke u shprehur se loja e saj tashmë ka përfunduar.

“Olta duhet të dalë sepse nuk ka lënë gjë pa bërë, pa marrë në qafë njerëzit. Ka prerë në besë shumë. Tani nuk ka çfarë të bëjë më. I doli boja. Tani askush nuk manipulohet dot prej saj,”-u shpreh Ejlli.

Ndërsa tek Tea ai nuk u ndal gjatë duke përsëritur vetëm fjalët e saj: “Tea duhet të dalë sepse ka thënë vetë që nuk dua të luaj më”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit