Pasditen e sotme rreth orës 16:05 në fshatin Toç në Memaliaj ka marrë flakë dhe është djegur banesa e të moshuarit me inicialet H. H. rreth 70 vjeç.
Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombole gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.