Mbrëmjen e djeshme Afrim Sadik dhe Gëzim Prendi dhunuan punonjësit e policisë pasi këto të fundit po i arrestonin pasi dyshohet se i vunë flakën një magazine me bagëti, me qëllim hakmarrjen.
Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, Sadik dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fshat i Ri në bashkinë e Vaut të Dejës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar