-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

53 vjedhje për 6 muaj, arrestohen 3 të “tmerrshmit” në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 adoleshentë për më shumë se 53 vjedhje të kryera gjatë vitit 2022 dhe gjatë muajit janar të këtij viti.

Në pranga kanë rënë K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim, J. F., 15 vjeç dhe E.  M., 15 vjeç, për vjedhje me dhunë.

Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muaj, kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si:

26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.

Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës.“, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit