I riu shkodran Kevin Sekniqi i cili jeton në SHBA ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Përmes një njoftimi në kompaninë që ka bashkëthemeluar, bëhet me dije se ka kontribuar për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit.
Shqiptari Kevin Sekniqi është bërë pjesë e listës Forbes ’30 under 30′. Sipas Forbes, shqiptari nga Shkodra është një nga 30 personat nën 30 vjeç që ka arritur sukses në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik. Ai është Bashkë-themelues dhe COO në Ava Labs.