-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet e momentit të shpërthimit ‘terrorist’ të Hotel ‘Bizantit’ në Sarandë!

Kryesoret

Është publikuar momenti vetëm pak çaste pas shpërthimit të hotelit ‘Bizanti’ në Sarandë që u hodh në erë rreth orës 05:54 duke shkaktuar tym të madh dhe tronditje në të gjithë qytetit.

Në foton e mëposhtme janë pamjet para dhe pas shpërthimit me tritol në hotelin 2 katësh ‘Bizanti’ në Sarandë që u hodh në erë dhe u rrafshua krejtësisht.

Kujtojmë se, ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 në Sarandë. Për pasojë është dëgjuar në të gjithë qytetin dhe ka dëme të mëdha në shumë biznese dhe banesa përreth.

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Sarandë, rrafshohet hoteli në bulevardin kryesor/ Kush është pronari?

Dyshohet se është vënë disa kg eksploziv hotelit ‘Bizanti’ në pronësi të Spiro Çabirit. Ngjarja ndodhi në orën 05:54 në bulevardin e qytetit. Shpërthimi ka qenë aq i madh sa ka ngritur në këmbë banorët në të gjithë zonën që janë të frikësuar nga zhurma e madhe.

Dalin FOTOT/ Shikoni si është shkatërruar hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, thyhen xhamat e objekteve deri në 300 m largësi

Hoteli 2-katësh që ishte ndërtuar rreth viteve ’90 ndodhej buzë detit dhe është rrafshuar krejtësisht nga shpërthimi ndërsa biznesi mësohet se nuk ka qenë funksional. Hoteli funksiononte vetëm gjatë muajve kur kishte fluks turistik.

Tritoli në hotelin në Sarandë/ Ortakët Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit