-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshimet dhe misteri mbi bombën që tronditi Sarandën

Kryesoret

Ishte ora 05:52 minuta kur shpërtheu hotel ‘Bizanti’ në Sarandë që është rrafshuar plotësisht. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të mëdha materiale të shumta përpos hotelit që u rrafshua, u dëmtuan edhe objektet e tjera rreth tij.

Banesave të tjera deri në 300 metra u janë thyer xhamat dhe u janë dëmtuar fasadat. Policia nuk dha të dhëna lidhur me motivet e këtij akti të rëndë kriminal, por bëri të ditur se hotel ‘Bizanti’, i ndërtuar në 1996 ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Dhimitër Evangjeliu që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002.

Sipas vendimit të gjykatës, 90% e hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe 5% dy pronarëve të tjerë, njëri prej tyre edhe Çabiri. Ndërkaq, shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë se akti i mëngjesit të kësaj të hëne mund të jetë produkt i mosmarrëveshjeve mes dy pronarëve të këtij objekti që funksiononte vetëm gjatë sezonit turistik. Pas shpërthimit me tritol të hotelit “Bizant”-i në Sarandë policia ka nisur shoqërimet e para.

Familjarë të ortakëve dhe djali i një prej pronarëve, Spiro Çabirit janë mes personave të shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Policia po shqyrton kamerat e sigurisë për të shkuar te personat që vendosën bombën, një sasi e madhe eksplozivi.

Fakti që policia ka dhënë shumë pak informacion për një ngjarje që mund të cilësohet terroriste në mes të qytetit, por edhe heshtja e personave që kishin në pronësi hotelin nuk përjashton dyshimet dhe për pista të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit