Hetimet vazhdojnë. E ndërsa Alda Klosi ka kërkuar lirinë në Apel, prokuroria e Tiranës sot ka marrë në pyetje djalin e pastrueses, Havier Dobi.
Kjo është hera e dytë që i riu do të merret në pyetje për 500 mijë eurot e pretenduara se janë marrë në banesën e ish-zyrtares së lartë të Kryeministrisë Alda Klosi.
Alda Klosi dhe pastruesja Rozeta Dobi ndodhen të dyja në burgun e grave në Tiranë.
Policia e Tiranës njoftoi dje se sekuestroi një garazh dhe një apartament të ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.