Një shpërthim i frikshëm tritoli ka tronditur qytetin e Sarandës, ku është hedhur në erë një nga hotelet më të vjetra të qytetit.
Bëhet fjalë për hotelin në pronësi të shtetasit Spiro Çabiri.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, hoteli është rrafshuar, pasi sasia e lëndës eksplozive të vendosur ka qenë tepër e madhe.
Nga shpërthimi është shkaktuar panik mes banorëve në zonë, të cilët janë zgjuar të frikësuar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa biznese përreth.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në bulevardin e qytetit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.