-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, policia shoqëron anëtarët e dy familjeve pronare të ‘Bizantit’!

Kryesoret

Disa persona janë shoqëruar në lidhje me shpërthimin me tritol që rrafshoi hotelin në Sarandë mëngjesin e kësaj të hëne.

Të shoqëruarit janë anëtarë të dy familjeve, Spiro Çambiri dhe Dhimitër Evangjeliu që kishin në pronësi hotelin.

Dridhet toka! Momenti i shpërthimit të hotelit në Sarandë- VIDEO

Ndërkohë nga Tirana në Sarandë pritet të shkojnë ekspertë xhenierë, për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe sasinë e vendosur në hotel.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia thotë se dy bashkëpronarët kanë qenë në një proces gjyqësor për pronësinë.

Shpërthimi i fuqishëm në hotel ‘Bizanti’ në Sarandë, kush është një prej pronarëve!

Nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme, që u shkaktuan edhe në banesat dhe bizneset që ndodheshin përreth.

Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik te banorët.

Tritoli në hotelin në Sarandë/ Ortakët Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit