-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, 574 fëmijë të shpëtuar akoma pa u bashkuar me familjen

Kryesoret

Serkan Tatoglu arriti të shpëtojë katër fëmijët e tij kur tërmeti shkatërroi shtëpinë e tyre në Turqinë juglindore. Familja tani është e sigurt, por vajza e tij 6-vjeçare vazhdon ta pyesë: ” Babi, a do të vdesim?”.

Provinca e Kahramanmaras – me 1.1 milionë banorë para katastrofës – skenat që po zhvillohen prej një jave janë të tmerrshme me rrënoja kudo, arkivole të mbetura në anë të rrugës, sirena e ambulancave.

Skena të tmerrshme për fëmijët që jetuan tërmetin e 6 shkurtit, i cili vrau të paktën 32,000 njerëz në Turqi sipas numërimit ende të përkohshëm.

” Fëmijët e mi u prekën shumë nga tërmeti ,” tha Serkan Tatoglu, gruaja dhe fëmijët e të cilit, 6, 11, 14 dhe 15 vjeç, u strehuan në një kamp pranë stadiumit në qytetin Kahramanmaras.

“Ne humbëm një duzinë të afërm. Fëmijët e mi nuk e dinë ende, por më i vogli ka qenë i tronditur nga pasgoditjet. Ai vazhdon të më pyesë nëse do të vdesim ”, tha ai.

” Unë nuk dua t’u tregoj atyre trupat. Me gruan time i mbajmë në krahë dhe u themi se gjithçka është në rregull ”, shtoi ai.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha se 574 fëmijë të nxjerrë nga rrënojat ishin të pashoqëruar. Prej tyre, 76 u ribashkuan përfundimisht me anëtarët e familjes.

Një ekip prej 200 vullnetarësh, duke përfshirë psikologë, avokatë dhe mjekë, ngritën qendra koordinimi në dhjetë provincat e prekura. Qëllimi i tyre: gjetja e fëmijëve të pashoqëruar dhe kthimi i tyre në familjet e tyre, me ndihmën e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit