Në datë 3 mars, Sali Berisha ka thirrur protestën e ardhshme kombëtare. Tubimi do të zhvillohet në Tiranë. Kjo datë është me një rëndësi të madhe për demokratët, pasi gjykata e Apelit do të vendosë se kujt i takon vula.
Shkalla e parë ia dha vulën Sali Berishës duke njohur kuvendin e 11 Dhjetorit të 2021-shit, por Enkelejd Alibeaj që është komanduar pas largimit të Lulzim Bashës e ankimoi vendimin.
Tashmë Apeli pas shumë zvarritjeve në 3 mars ka tre rrugë, ose do të lërë në fuqi shkallën e parë, ose do ta rrëzojë, ose do ta rikthejë për rigjykim.
Protesta në këtë ditë është një mesazh i qartë. Deri 3 mars protesta do të ketë cdo seancë parlamentare.