-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët nga Anglia!

Kryesoret

Sot është Shën Valentini, dita kur dashuria është në ajër, dhe me të është shtuar edhe kërkesa për dhurata. Buqetat me trëndafila natyralë, apartamentet me qira me oxhak të dekoruar me qirinj, tullumbacet me helium dhe petalet natyrale apo arushat prej pelushi vijojnë të mbetet trendi më i preferuar i dhuratave për Ditën e të Dashuruarve.

Por vala e lartë e emigracionit, kryesisht të rinjve, ka ndryshuar kërkesën edhe për dhuratat në Ditën e Shën Valentinit. Ndryshe nga vitet e kaluara, për këtë vit më tepër lule janë porositur nga emigrantët sesa vendasit. Shitësit e luleve në disa dyqane në kryeqytet pohojnë se ka shtim të lartë të kërkesës nga meshkujt që jetojnë në emigracion për bashkëshortet apo të dashurat e tyre.

Për sa u përket çmimit të luleve shitësit thanë se krahasuar me vjet nuk kanë pësuar rritje, ndërsa porositë variojnë me kosto të ulëta. Kërkesa për buqeta lulesh të freskëta këtë vit kryesohet nga meshkujt shqiptarë që jetojnë në emigracion. Kërkesa më e lartë ka qenë nga Gjermania, Anglia dhe Italia.

Vjet janë importuar më shumë lule, por me çmim më të lirë. Sipas të dhënave të INSTAT në 2022 importet për grupin “pemët dhe bimët, rrënjët, lulet dhe gjethet zbukuruese” në sasi u rritën 8%, ndërsa në vlerë ranë rreth 2%. Edhe për vitin 2022 peshën kryesore të importit të luleve e kryeson Holanda, e ndjekur nga Italia, Greqia dhe Ekuadori.

Për sa i përket ecurisë së kërkesës nga vendasit, shitëset e dyqanit “Fiore” në zonën e ish-Bllokut nënvizuan se është shumë herë më e ulët se vitin e kaluar, duke shtuar se 2 ditë para festës kërkesa ka qenë zero. Sipas tyre porositë ndër vite për lule nuk janë dominuar nga të rinjtë, por nga mosha më të mëdha./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit