-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koka dhe Bllako: Na lironi nga burgu! Nuk kemi lidhje me inceneratorët

Kryesoret

Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Nëpërmjet avokatëve të tyre dy ish funksionarët e lartë të akuzuar për korrupsion e shpërdorim detyre kanë kërkuar të gjykim të shkurtuar.

Jam i pafajshëm. Kam zbatuar vetëm ligjin. Nuk kam pasur rol në koncesion”. Kështu u shpreh sot ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako në gjyqin paraprak për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Por vendimi nëse do të kalojë për gjyqin në themel ose për plotësim nga SPAK është shtyrë për në datë 21 shkurt për 10 të pandehurit e dosjes.

Mes tyre është edhe ish-ministri Lefter Koka, i cili kërkoi edhe njëherë që të lirohet nga akuzat. Lefter Koka ka thënë se procesi është i montuar dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë politike.

Mbrojtësi i tij Fatmir Braka ka kërkuar që të pushohen dy akuzat në ngarkim të Kokës, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e pastrimit të parave. Koka dhe Bllako akuzohen edhe për inceneratorin e Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit