-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga “Doqja” i Vlorës te “Princi”! Si u përgatit vrasja e policit të Vis Martinajt?

Kryesoret

Sot policia e shtetit njoftoi se u arrestua në Bruksel Leonard Duka, kreu i klanit “Duka” në Tiranë që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si njeri i Ervis Martinajt.

Arrestohet vrasësi i “ushtarit” të Vis Martinajt

Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko.

U kap në Bruksel! Hasmëria dhe fama! Kush është “Princi Damian” që tronditi Tiranën?

Arrestimi erdhi pak ditë pasi në Tiranë nisi gjyqi për vrasjen e Malkos. Më 17 janar, GJKKO nisi gjyqin ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si ‘Klani Duka’ që në korrik të vitit 2021, por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.

Si nisi sherri? “Koka” i klanit Duka, njeriu që “i preu krahët” Ervis Martinajt

Në proces po gjykohen Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj. Të gjithë në arrati, përveç Leonard Dukës që u arrestua sot.

Për këtë vrasje është duke u zhvilluar paralelisht një tjetër proces ndaj të dy të pandehurve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci, ndërsa më parë është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta.

Leonard Duka, Oltjan Loga dhe Dritan Agaj akuzohen edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa, Oltjan Loga ka edhe një akuzë për arratisja nga burgu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit