-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Samitin e Dubait: Të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të përballuar sfidat!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për një vizitë dy ditore, ku do të jetë i pranishëm edhe në samitin “World Government Summit 2023”. Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë tha se është hera e parë që merr pjesë në një samit të tillë.

Pyetje: Samiti i qeverisjes është një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit, një vend ku njerëzit mblidhen për të shkëmbyer ide dhe për të propozuar zgjidhje të reja për problemet. Pse mendoni se bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot?

Kryeministri Edi Rama: Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.

Pyetje: Ju drejtoni një kabinet qeveritar që përbëhet kryesisht nga gra. A mendoni se kjo i sjell cilësi qeverisjes në këndvështrimin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Para së gjithash nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit