Arrestohen në flagrancë dy persona në Kamzë që shpërndanin doza kanabisi në afërsi të shkollave. Njëri nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për një vepër tjetër penale. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
“Në kuadër të këtij operacioni u kapën në afërsi të dy shkollave të ndryshme në Kamzë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. K., 23 vjeç dhe A. Th., 28 vjeç, të dy banues në Kamzë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. K. i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” thuhet në njoftim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.