Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot Zelandën e Re me epiqendër afër Wellington dhe një thellësi prej 48 kilometrash, sipas shërbimi sizmologjik të vendit Geonet.
Sipas Geonet, epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra larg qytetit Paraparaumou. Një banor vendas tha për Reuters se ndjeu një dridhje të fortë që zgjati disa sekonda në kryeqytetin Wellington.
Zelanda e Re ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një gjysmërreth 40,000 km në nën sipërfaqen e të cilit takohen pllakat tektonike dhe ku aktiviteti vullkanik dhe sizmik është jashtëzakonisht intensiv.
Tërmeti pasoi ciklonin Gabrielle, i cili përshkoi ishullin e Veriut këtë javë duke shkaktuar 3 viktima dhe më shumë se 10,000 të zhvendosur.