Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër – Koplik.
Sipas raportimeve të para dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra–tjetrën. Mësohet se njëra prej tyre ka dalë nga rruga duke përfunduar në shinat e trenit.
Një person është lënduar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.