-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja McGonigal, Rama: Nuk ka asnjë shans të ngrihet komision hetimor

Kryesoret

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi mbrëmjen e kësaj të Enjte në “Opinion” në Tv Klan se komisioni hetimor që PD kërkon të ngrejë për çështjen “McGonigal” nuk ka asnjë shans të pranohet.

Rama theksoi se opozita nuk mund ta përdorë Parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pa pasur asnjë bazë.

Blendi Fevziu: Pse nuk ja tregoni komisionit hetimor parlamentar se s’keni asnjë lidhje me çështjen McGonigal? Opozita pretendon se ju jeni i kapur në këtë çështje.

Edi Rama: Nuk kemi arritur në pikën që unë pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Po sjemi në këtë pikë, kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj kërkoheshin provat.

Blendi Fevziu: Jo, komisioni parlamentar është politik më shumë, me këtë merret.

Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë se unë jam jo djali i Kristaq Ramës por djali i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, ta ndajnë me njerëz që ju shkojnë nga mbrapa. Ata s’kanë asnjë shans që ta përdorin Parlamementin për ta kthyer atë hapësirë në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme të kësaj natyre, pa asnjë bazë.

Blendi Fevziu: Me çfarë të drejte e refuzoni këtë komision?

Edi Rama: Se ka një cak çdo gjë, ka një cak…

Blendi Fevziu: Pra nuk do pranohet?

Edi Rama: Nuk ka shans të pranohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit